E Martë, 3 Nëntor 2026

MEKSIKË – Të shtëna me armë në një shtëpi, të paktën 10 të vrarë, përfshirë fëmijë

MEKSIKO SITI, 25 qershor /ATSH/ – Të paktën 10 persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën nga një sulm me armë zjarri në një shtëpi në qytetin qendror meksikan, Irapuato dje në mbrëmje, perfhire fëmijë, thanë autoritetet, sipas “Reuters”.

“Është një vrasje e shumëfishtë për të cilin po kryhet një hetim,” tha presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum në një konferencë për shtyp sot në mëngjes, duke shtuar se midis të vrarëve ishin edhe fëmijë.

Autoritetet e sigurisë thanë në një deklaratë se kishin nisur një operacion për të gjetur personat përgjegjës për sulmin.

Media lokale raportoi se të shtënat kishin ndodhur gjatë një feste fetare.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm në Guanajuato, shteti qendror ku ndodhi sulmi, konfirmoi sulmin.

“Sipas të dhënave paraprake, 10 persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri”, tha zyra e sigurisë civile në Irapuato, në një deklaratë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›