E Diel, 1 Nëntor 2026

MEPJ këshillon qytetarët shqiptarë në Iran: Kontaktoni ambasadën në Ankara para udhëtimit drejt Shqipërisë

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme këshillon të gjithë shtetasit shqiptarë që aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë të udhëtojnë nga Irani drejt Shqipërisë përmes Turqisë nëpërmjet pikave kufitare tokësore (Iran-Turqi), që të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara.

Sipas njoftimit për shtyp të MEPJ, komunikimi paraprak me Ambasadën e RSH-së në Ankara është i rëndësisë së veçantë dhe i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit.

Për nevoja të tilla dhe për çdo informacion shtesë mund qytetarët mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Ankara, në numrat: +90 (534) 080 37 65 dhe +90 (549) 561 19 85, si dhe  përmes email: embassy.ankara@mfa.gov.al.

MEPJ është në ndjekje të vazhdueshme të zhvillimeve në rajon dhe do të informojnë në vijimësi qytetarët shqiptarë.

/k.s/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›