Sulmi me raketë balistike nga Irani, MEPJ: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

TIRANË, 4 mars/ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme reagoi sot mbi sulmin me raketë balistike nga Irani në hapësirën ajrore të Turqisë.
Në një postim në rrjetet sociale MEPJ thekson se “Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me Turqinë, Aleati ynë në NATO dhe partner strategjik”.
“I mirëpritur reagimi i menjëhershëm i kapaciteteve të mbrojtjes ajrore dhe kundërraketore të NATO-s, të cilat neutralizuan raketën balistike dhe mbrojtën popullsinë civile, si dhe territorin e Aleancës”, thuhet në reagimin e MEPJ-së.
MEPJ shprehet se “sulmet e papërgjegjshme të Iranit rrezikojnë të destabilizojnë më tej rajonin”.
“Një mbrojtje e fortë dhe aftësitë parandaluese mbeten thelbësore për sigurinë kolektive të NATO-s”, thekson MEPJ.
/k.s/r.e/