E Diel, 1 Nëntor 2026

MEPJ thirrje qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes

TIRANË, 28 shkurt /ATSH/ Ministria për Evropën dhe Punët e jashtme u bëri thirrje sot të  gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar pas sulmeve kundër Iranit.

Me anë të një njoftimi për mediat, MEPJ, në vijim të situatës së jashtëzakonshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet.

MEPJ njofton se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve shqiptarë të ndodhur në Izrael dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendase.

Për çdo nevojë emergjente, qytetarët shqiptarë që gjenden në Izrael, janë të lutur të kontaktojnë në numrat:

+972549042813

+972544806601

MEPJ bën thirrje që kontaktet e emergjencës të përdoren vetëm nga qytetarët e ndodhur në Izrael. Këto kontakte nuk do të mund të japin informacione për median.

MEPJ thekson se do të vijojë të informojë në mënyrë të rregullt për çdo zhvillim të mëtejshëm.

/gj.m/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›