E Martë, 3 Nëntor 2026

MM: Normalizohet situata e zjarreve në Konispol

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes njofton se situata e zjarreve në bashkinë e Konispolit është normalizuar falë punës së Forcave të Armatosura gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije sot se zjarri në Shalës dhe Dishat është vënë nën kontroll, pasi në terren vepruan 3 zjarrfikëse, 18 forca dhe 1 ambulancë, pjesë e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura.

Gjithashtu, në këtë operacion është angazhuar edhe një helikopter i Forcës Ajrore që ka mbështetur operacionet nga ajri në të gjithë zonën gjatë ditëve të fundit.

AKMC nënvizoi më herët se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 34 vatra zjarri nga të cilat 17 janë ende aktive, 6 janë nën monitorim dhe 11 janë shuar.

Sipas AKMC-së janë nën monitorim vatrat si: Livadhet e Peladhisë, bashka Bulqizë;  Në vendin e quajtur Shashicë, bashkia Vlorë; Në vendin e quajtur pyjet e Gurakuqit, bashkia Librazhd; në zonën pas malit të Lisecit, bashkia Gramsh; Në fshatin Strelcë, bashkia Maliq; në fshatin Konisbaltë, bashkia Dimal.

Forcat e angazhuara në operacionet për shuarjen e zjarreve janë 56 automjete zjarrfikëse, 953 forca operacionale, 5 helikopterë nga Forcat e Armatosura (operuan në disa zona) dhe 1 helikopter Canadair Italian, i ofruar nëpërmjet Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Evropiane.

/e.i/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›