E Hënë, 2 Nëntor 2026

MOLDAVI – Sandu paralajmëron për rrezikun e ndërhyrjeve ruse në zgjedhjet e së dielës

KISHINEV, 23 shtator /ATSH-DPA/- Presidentja moldave, Maia Sandu paralajmëroi sot për rrezikun e ndërhyrjeve ruse në zgjedhjet e vendit të saj, këtë fundjavë.

“Kremlini po shpenzon qindra miliona dollarë për të blerë qindra mijëra vota në të dy anët e lumit Dniestër dhe jashtë vendit”, tha Sandu në një video mesazh.

Lumi Dniestër, që rrjedh afërsisht nga veriu në jug përmes vendit të Evropës Lindore, shënon kufirin e rajonit lindor të shkëputur të Transnistrisë.

“Paratë po shpërndahen për qindra agjitatorë për të provokuar kaos, për të mbjellë dhunë dhe për të frikësuar shoqërinë”, tha presidentja pro-perëndimore në Kishinev.

Ajo i lidhi këto shqetësime me bastisjet policore dje në të gjithë vendin, në të cilat 74 persona u arrestuan me akuzat për përgatitjen e trazirave masive në vend.

Sandu paralajmëroi se nëse Rusia fitonte kontrollin e Moldavisë, integrimi i vendit në Bashkimin Evropian do të rrezikohej, ndërsa shqetësim edhe për Ukrainën, fqinjin lindor.

“Vendi ynë do të bëhet një urë lidhëse për të depërtuar në rajonin e Odesës”, tha ajo duke iu referuar rajonit ukrainas, në Detin e Zi.

Opozita pro-ruse e Moldavisë i përshkroi bastisjet policore si një përpjekje për frikësim.

“Igor Dodon, kreu i Partisë së Socialistëve të Moldavisë, i cili shërbeu si president midis viteve 2016 dhe 2020, tha se Sandu dhe mbështetësit e saj synonin ta çonin vendin në një luftë me Rusinë”, sipas një raporti të TASS.

Ndërkohë, Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Ruse (SVR) pretendon se BE-ja dëshiron të pushtojë Moldavinë dhe të dislokojë forcat e NATO-s në rajonin e Odesës, në Ukrainë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›