E Martë, 3 Nëntor 2026

MOSKË – Irani kërkon mbështetjen e Rusisë për bisedimet e tij bërthamore me SHBA-në

TEHERAN, 18 prill /ATSH/- Irani kërkoi sot mbështetje nga Rusia për një marrëveshje të mundshme me Uashingtonin lidhur me avancimin e shpejtë të programit bërthamor të Teheranit, përpara raundit të dytë bisedimesh këtë fundjavë, në Romë, sipas AP.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi tha se ai kishte informuar homologun e tij rus, Sergey Lavrov, për raundin e parë të bisedimeve në Oman, javën e kaluar duke vlerësuar rolin e Rusisë në marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015 me fuqitë botërore – që çoi në heqjen e sanksioneve në këmbim të kufirit të Teheranit në aktivitetet e tij bërthamore.

“Ne kemi shpresë dhe presim që Rusia të vazhdojë rolin e saj mbështetës në çdo marrëveshje të re”, tha Araghchi në një konferencë të përbashkët për shtyp me Lavrov në Moskë.

Marrëveshja bërthamore e 2015-ës u rrëzua me tërheqjen e njëanshme të Trump, ndërsa Irani braktisi të gjitha kufizimet në programin e tij bërthamor dhe pasuron uraniumin deri në 60% pastërti – afër niveleve të shkallës së armëve prej 90%.

Lavrov tha se Rusia ishte e gatshme të ndërmjetësonte dhe të ndihmonte në bisedimet bërthamore.

“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë, ndërmjetësojmë dhe luajmë çdo rol që, nga këndvështrimi i Iranit, do të jetë i dobishëm dhe që do të jetë i pranueshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Lavrov.

“Ne ecim nga fakti se opsioni i vetëm për një marrëveshje, siç tha ministri iranian, është një marrëveshje ekskluzivisht për çështjet bërthamore”, shtoi ministri rus.

Lavrov tha se Araghchi u takua dje me presidentin rus Vladimir Putin –  ku u theksua dinamika e paprecedentë e dialogut politik midis Moskës dhe Teheranit.

Ai nuk dha detaje, përveç se Putini ishte “shumë i kënaqur” me bisedimet. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›