MOSKË – Kremlini: Rusia dëshiron të arrijë paqen në Ukrainë edhe për brezat e ardhshëm

MOSKË, 2 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Rusia dëshiron të arrijë paqe në Ukrainë që do të zgjidhë “problemet e sigurisë të Moskës për shumë breza të ardhshëm, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Ne i vlerësojmë shumë përpjekjet për paqe të presidentit Trump dhe administratës së tij dhe duam t’i zgjidhim problemet tona të sigurisë për shumë breza që do të vijnë”, tha Peskov.
“Rusia mbetet e hapur për negociata paqeje’’, shtoi ai.
‘’Por përmes negociatave për paqe, me ndihmën e negociatave për paqe, ne duhet të arrijmë qëllimet tona. Ne duhet t’i arrijmë qëllimet tona dhe duhet të eliminojmë shkaqet rrënjësore të operacionit ushtarak që kemi nisur”, shtoi ai. /os/