E Diel, 1 Nëntor 2026

UKRAINË – Kievi mohon pushtimin e Pokrovskut nga trupat ruse

KIEV, 2 dhjetor /ATSH-DPA/- Shtabi i përgjithshëm ukrainas hodhi poshtë sot pretendimet e Kremlinit se forcat ruse kanë pushtuar qytetin kyç të Pokrovskut, përpara vizitës së të dërguarit special të SHBA-së, Steve Witkoff, në Moskë.

“Njësitë e forcave të armatosura ukrainase po vazhdojnë operacionet e tyre mbrojtëse në seksionet e vështira të frontit, duke përfshirë Pokrovskun, Vovchanskun dhe Kupianskun”, tha Shtabi i përgjithshëm në Telegram.

Qendra industriale që më herët strehonte rreth 60,000 banorë, Pokrovsku është bërë një simbol i rezistencës ukrainase në luftë, e cila filloi me pushtimin në shkallë të plotë të Rusisë në shkurt 2022.

Pushtimi i qytetit do të përfaqësonte pengesën më të madhe të Kievit në vijën e frontit që nga pushtimi i Avdiivka-s në shkurt 2024.

Por, ushtria ukrainase këmbënguli se do të vazhdonte të kontrollonte pjesën veriore të Pokrovskut, përgjatë vijës hekurudhore.

“Një grup trupash ruse që ngritën një flamur rus në një nga lagjet e qytetit është shkatërruar”, tha Kievi.

Thuhet se janë organizuar linja shtesë furnizimi për të mbështetur njësitë në zonën e Pokrovskut dhe fshatin fqinj Myrnohrad. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›