MOSKË – Putin: Përgjigjja ruse ndaj militarizimit të Evropës nuk do të vonojë

MOSKË, 3 tetor /ATSH-AA/ – Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se përgjigja e Rusisë ndaj militarizimit të Evropës nuk do të vonojë.
“Përgjigjja ndaj kërcënimeve, për ta thënë butë, duket shumë bindëse. Ashtu, pra, përgjigje. Ne vetë nuk kemi iniciuar kurrë një konfrontim ushtarak. Është e pakuptimtë, e panevojshme dhe thjesht absurde sepse na shpërqendron nga problemet dhe sfidat reale”, tha Putin në një seancë plenare të Klubit Ndërkombëtar të Diskutimit ”Valdai”.
Ai tha se Moska reagon shpejt kur ekziston “kërcënim për sigurinë, paqen, qetësinë e qytetarëve të saj, sovranitetin dhe vetë shtetësinë e saj”, duke i paralajmëruar shtetet e tjera të mos e provokojnë Rusinë.
“Nuk ka pasur kurrë një rast ku në fund të fundit nuk ka përfunduar keq për provokatorin. Nuk duhet të ketë përjashtime në të ardhmen. Nuk do të ketë asnjë. Historia jonë ka vërtetuar se dobësia është e papranueshme, sepse krijon tundimin, iluzionin, se çdo çështje me ne mund të zgjidhet me forcë. Rusia nuk do të tregojë kurrë dobësi ose pavendosmëri”, shtoi ai./ /os/