E Diel, 1 Nëntor 2026

MOSKË – Putin refuzon takimin me Zelenskyn: “Nuk ka arsye për momentin”

MOSKË, 7 qershor /ATSH – ANSA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin, deklaroi se “për momentin nuk ka asnjë arsye” për të organizuar një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Sipas Putinit, me letrën e hapur ku kërkoi një takim me homologun rus, Zelensky synon vetëm të “ndalojë ofensivën” e forcave ruse në terren.

Putin theksoi se një takim mes dy liderëve mund të zhvillohet vetëm pasi të jetë arritur një zgjidhje e konfliktit përmes punës së delegacioneve përkatëse në negociata.

Sipas tij, takimi në nivel presidencial duhet të shërbejë për të formalizuar marrëveshjet e arritura më parë dhe jo për të negociuar drejtpërdrejt kushtet e paqes. /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›