E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot mot i qëndrueshëm, rritje e temperaturave

TIRANË, 7 qershor /ATSH/ Vendi ynë ditën e diel do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Era do të  fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikoheen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 17/31 Diell
Kukës 16/30 Diell re shi
Lezhë 17/31 Diell
Dibër 15/30 Diell re shi
Durrës 18/31 Diell
Tiranë 19/32 Diell
Elbasan 18/33 Diell
Berat 17/33 Diell
Vlorë 20/31 Diell
Korçë 14/29 Diell re shi
Gjirokastër 16/33 Diell
Sarandë 20/31 Diell

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›