E Diel, 1 Nëntor 2026

MOSKË – Rusia kthen trupat e 1 000 ushtarëve ukrainas

MOSKË, 26 shkurt /ATSH-DPA/- Rusia i ka dorëzuar Kievit trupat e 1000 ushtarëve të rënë ukrainas, thanë sot zyrtarët rusë

“Në këmbim, Ukraina ktheu trupat e 35 ushtarëve rusë”, tha kryenegociatori i Rusisë, Vladimir Medinsky në Telegram.

Kievi deri më tani nuk e ka konfirmuar shkëmbimin.

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer vazhdimisht trupat e ushtarëve të rënë – që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të saj më të vogël – më shumë se katër vjet më parë.

Vitin e kaluar, u kthyen më shumë se 15 000 trupa të ushtarëve ukrainas, sipas shifrave zyrtare, ndërsa numri i ushtarëve rusë të dorëzuar ishte shumë më i vogël.

Për shkak të progresit të ngadaltë, por të qëndrueshëm të trupave ruse në territorin ukrainas, ushtria ukrainase ndonjëherë lufton për të rikuperuar ushtarët e saj të rënë. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›