E Hënë, 2 Nëntor 2026

MOSKË – Rusia shpall armëpushim të njëanshëm me Ukrainën më 8 dhe 9 maj

MOSKË, 4 maj /ATSH-AFP/ – Ushtria ruse do të respektojë një armëpushim të njëanshëm me Ukrainën më 8 dhe 9 maj për përkujtimet e 9 majit në Rusi të fitores sovjetike ndaj Gjermanisë naziste në vitin 1945, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Në përputhje me një vendim të Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Federatës Ruse, Vladimir Putin, është shpallur një armëpushim nga 8 deri më 9 maj 2026”, deklaroi ministria në një mesazh të postuar në MAX, një aplikacion mesazhesh i mbështetur nga shteti.

Presidenti rus, Vladimir Putin shpalli një armëpushim me Ukrainën edhe për Pashkët Ortodokse, ndërsa Kievi propozoi gjithashtu një pauzë të konfliktit.

Ky armëpushim u shpall nga ora 16:00 (13:00 GMT) e 11 prillit deri në fund të ditës më 12 prill./  a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›