E Hënë, 2 Nëntor 2026

OMAN – Sulm ndaj një ndërtese banimi, plagosen punëtorë të huaj

KAJRO, 4 maj /ATSH-DPA/ – Omani njoftoi  sot për një sulm ndaj një ndërtese banimi në mes të tensioneve në rritje të lidhura me konfliktin me Iranin, ku mbetën të plagosur punëtorë të huaj.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Omanit bëri të ditur se goditja ndodhi në zonën përreth Bukha-s, përgjatë vijës bregdetare të Ngushticës së Hormuzit.

Ende nuk është e qartë se kush qëndron pas sulmit.

Sipas burimeve të sigurisë, punëtorët e huaj pësuan lëndime të ndryshme.

Katër automjete u dëmtuan gjithashtu, ndërsa dritaret e një shtëpie fqinje u thyen nga shpërthimi.

Autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e incidentit.

Më herët, Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan sulme me raketa dhe dronë, ndërsa një zjarr i madh shpërtheu në një zonë industriale të qytetit portual Fujairah./  /Ad.Ab./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›