E Diel, 1 Nëntor 2026

MOSKË – Të paktën 7 të vdekur dhe 12 të plagosur prej zjarrit që përfshiu njē ndërtesë

MOSKË, 28 prill /ATSH-AA/ – Shtatë persona humbën jetën ndërsa 12 të tjerë u plagosën në një zjarr në Moskë, thanë sot zyrtarët rusë.

Zjarri shpërtheu në veri të kryeqytetit pranë stacionit të metrosë së aeroportit në një ndërtesë banimi shumëkatëshe në ndërtim e sipër, tha Ministria e Situatave të Emergjencave në një deklaratë.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri u shkaktua nga një qark i shkurtër në një panel elektrik në një dhomë të shërbimeve në katin e tretë.

Zjarrfikësit shuan flakët në një sipërfaqe prej 1.400 metrash katrorë. Ekipet e shpëtimit evakuuan 31 persona nga ndërtesa. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar.  /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›