MUZIKË – Momente të paharrueshme nga ceremonia e çmimeve Grammy

LOS ANXHELES, 2 shkurt /ATSH/ – Në mbrëmjen e djeshme të ceremonisë së 68-të të Grammy Awards në Los Anxheles, pati disa momente të paharrueshme, sipas AP.
Bad Bunny bën histori
Bad Bunny fitoi çmimin e Albumit të Vitit me albumin e tij ”Debí Tirar Más Fotos” duke u bërë i pari artist me album në gjuhë spanjolle që merr këtë çmim të rëndësishëm.
Ai tha në fjalimin e pranimit të çmimit se Puerto Rico është më i madh se sa mendohet dhe falënderoi të gjithë që besuan te ai.
Performanca të fuqishme
Bruno Mars dhe Rosé (nga BLACKPINK) hapën mbrëmjen me energji të madhe dhe këngën ”APT.” duke ndezur atmosferën që në fillim.
Lady Gaga performoi ”Abracadabra” me një stil ekstravagant dhe më vonë fitoi çmimin për ”Best Pop Vocal Album”.
Justin Bieber në një skenë ndryshe
Një nga momentet më të komentuara të natës ishte kur Justin Bieber performoi ”Yukon” vetëm me një palë pantallona të shkurtëra të hapura dhe çorape, pa kitarë apo dekor teatral.
Ky interpretim minimalist ngjalli reagime të shumta.
Sabrina Carpenter dhe artistët e rinj
Sabrina Carpenter bëri një performancë teatrale me temë aeroporti për këngën “Manchild”, ndërsa segmenti i Artistit të Ri të Vitit përfshiu emra të rinj, ku fituese u shpall Olivia Dean.
Një segment ”in memoriam” më i gjallë
Në vend të klithmave tipike, pjesa ”in memoriam” i legjendave të muzikës përfshiu një tribut energjik për Ozzy Osbourne me versionin e ”War Pigs” dhe për artistë të tjerë si D’Angelo dhe Roberta Flack, me performanca nga emra të njohur si Ms. Lauryn Hill, John Legend dhe Chaka Khan.
Në përgjithësi, Grammys ka qenë një natë e mbushur me histori, performanca energjetike, momente të pazakonta dhe shumë emocione, me Bad Bunny duke bërë një hap të madh për muzikën në spanjisht./ a.jor.