E Diel, 1 Nëntor 2026

Efektivë të Forcës Tokësore trajnim me Gardën Kombëtare të ShBA-së

TIRANË, 2 shkurt/ATSh/ Efektivë të Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë të Forcës Tokësore zhvilluan trajnimin “Call for Fire – Artillery”, në bashkëpunim me Rojën Kombëtare të Nju-Xhersit (New Jersey National Guard), në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, informoi se trajnimi synon rritjen e aftësive operacionale, ndërveprueshmërisë dhe përvetësimin e standardeve më të avancuara të NATO-s, duke forcuar më tej kapacitetet profesionale të Forcave të Armatosura.

Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit u njohën dhe u stërvitën mbi teknika bashkëkohore të komandimit, komunikimit dhe koordinimit në kushte reale operacionale, duke shkëmbyer përvojë profesionale me homologët amerikanë.

Trajnimi është një tjetër dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë për rritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, si dhe të forcimit të partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në funksion të sigurisë rajonale dhe kolektive.


/e.i/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›