MYNIH – Von der Leyen: BE-ja duhet të “sjellë në jetë” paktin e mbrojtjes së ndërsjellë

MYNIH, 14 shkurt /ATSH/- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i është drejtuar sot Konferencës së Sigurisë në Mynih – duke theksuar se ka ardhur koha për të sjellë në jetë një klauzolë të mbrojtjes së ndërsjellë të ankoruar në traktatin themelues të BE-së, sipas “France24”.
“Mbrojtja e ndërsjellë nuk është një detyrë opsionale për Bashkimin Evropian. Është një detyrim brenda traktatit tonë”, tha Von der Leyen.
“Është angazhimi ynë kolektiv të qëndrojmë pranë njëri-tjetrit në rast agresioni, ose thjesht: një për të gjithë dhe të gjithë për një. Dhe ky është kuptimi i Evropës”, theksoi ajo.
E ardhmja e Evropës dhe Britanisë së Madhe, e lidhur si gjithmonë
“Evropa dhe Britania e Madhe duhej të bashkëpunonin më ngushtë në sigurinë, ekonominë… në mbrojtjen e demokracive tona”, tha shefja e Komisionit të BE-së, sot në Mynih.
“Evropa dhe në veçanti Britania e Madhe duhet të afrohen më shumë… 10 vjet pas Brexit-it, e ardhmja jonë ka qenë gjithmonë e lidhur”, shtoi ajo. //a.i/