MYNIH – Rubio: Migrimi masiv po “destabilizon” Perëndimin

MYNIH, 14 shkurt /ATSH-DPA/- Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka kritikuar qeveritë evropiane për politikat e tyre të migracionit, duke thënë se Perëndimi po “destabilizohet” nga ndikimi i migrimit në shkallë të gjerë.
“Migrimi masiv nuk është, nuk ishte, një shqetësim i vogël me pak rëndësi. Ishte dhe vazhdon të jetë një krizë që po transformon dhe destabilizon shoqëritë në të gjithë Perëndimin”, tha sot Rubio në Konferencën e Sigurisë në Mynih.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa duhet të jenë të palëkundura në trashëgiminë tonë”, tha diplomati i lartë amerikan – duke shtuar se kultura dhe historia perëndimore ishin unike, dalluese dhe të pazëvendësueshme.
“Rigjallërimi i lidhjeve transatlantike bazuar në trashëgiminë e përbashkët do të pengojë forcat e zhdukjes së qytetërimit që sot kërcënojnë si Amerikën ashtu edhe Evropën”, shtoi Rubio. //a.i/