E Hënë, 2 Nëntor 2026

MYNIH – Starmer: Evropa duhet të ndërtojë fuqi ekonomike dhe ushtarake të fortë, monedhën e epokës

MYNIH, 14 shkurt /ATSH/-  Duke folur pas presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministri britanik, Keir Starmer i bëri thirrje Evropës të ndërtojë fuqi ekonomike dhe ushtarake të fortë dhe të jetë e gatshme për të luftuar nëse do të ishte e nevojshme, sipas “France24”.

“Nuk jemi në një udhëkryq sot, rruga përpara është e drejtë dhe është e qartë se duhet të ndërtojmë fuqinë tonë ekonomike dhe ushtarake të fortë, sepse kjo është monedha e epokës”, tha sot Starmer në Konferencën e Sigurisë, në Mynih.

“Ne duhet të jemi në gjendje të pengojmë agresionin dhe nëse është e nevojshme, duhet të jemi të gatshëm për të luftuar, për të bërë çdo gjë për të mbrojtur popullin tonë, vlerat tona dhe mënyrën tonë të jetesës dhe, si Evropë, duhet të bëhemi të pavarur”, theksoi kryeministri britanik, Starmer.  //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›