E Hënë, 2 Nëntor 2026

Macron: Përpjekjet e Izraelit për të aneksuar Bregun Perëndimor është ‘vija e kuqe’ për SHBA

Presidenti francez, Emmanuel Macron, u shpreh se çdo përpjekje nga Izraeli për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor do të ishte “vija e kuqe” për SHBA-në dhe do të përfaqësonte fundin e normalizimit diplomatik arabo-izraelit. Macron tha se këtë siguri e mori gjatë takimit me presidentin amerikan Donald Trump.

Macron zbuloi gjithashtu se i kishte paraqitur Trumpit një plan trefaqësh mbi të ardhmen e Palestinës, bazuar në Deklaratën e Nju Jorkut, dokumentin e miratuar nga më shumë se 143 shtete që propozon përjashtimin e Hamasit nga sundimi i ardhshëm në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

Macron tha se qëllimi i takimit të tij me Trump ishte që Amerika, Evropa dhe shtetet arabe të ishin në të njëjtën linjë.

Macron tha se njohja franceze e shtetit të Palestinës kishte për qëllim hapjen e një procesi paqeje, të cilin ai e quajti rruga më e mirë për izolimin e Hamasit. Ai madje shtoi se disa zyrtarë izraelitë janë të vendosur të prishnin çdo zgjidhje politike.

“Objektivi i disave nuk është të luftojnë Hamasin, por më tepër të minojnë mundësinë e një rruge drejt paqes. Nuk ka Hamas në Bregun Perëndimor”, tha Macron.

Ai theksoi se strategjia e Netanyahut për luftë totale ishte një dështim, pasi ajo vetëm rrezikoi pengjet dhe nuk ka arritur të zvogëlojë madhësinë e Hamasit.

“Ka po aq luftëtarë të Hamasit sa më parë. Lufta totale nga një këndvështrim praktik nuk po funksionon. Kjo luftë është një dështim”, tha Macron.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›