Macron: Të këmbëngulim që të sigurojmë paqe të qëndrueshme në Ukrainë

TIRANË, 16 maj/ATSH/ Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, deklaroi sot në Tiranë se “është shumë e rëndësishme të mbështetet Ukraina dhe pikë së pari armëpushimi me Rusinë”.
Në nisje të fjalës së tij në samitin e 6-të të Komunitetit Politik Europian, Macron falënderoi kryeministrin Edi Rama për organizimin e samitit.
“Faleminderit Edi që na ke mikpritur me rastin e këtij samiti, urime per rezultatin e zgjedhjeve edhe për këtë rrugëtim europian dhe besim që shpreh tek Europa”.
“Kam kënaqësi që t’ju shikoj të gjithëve këtu me rastin e samitit të 6 të Komunitetit Politik Europian dhe i pari që zhvillohet në Ballkan. Faleminderit për këtë mikpritje po kështu edhe që na kujton se pas ëndrrës europiane dhe asaj çfarë na bashkon nuk është vetëm gjeografia, por edhe mitologjia, historia dhe rrugëtimi që kemi bërë. Ju referove rilindjes, iluminizmit, kulturës gjithçkaje që na ka frymëzuar megjithatë jemi këtu sot në kohëra ku jetët e vendeve tona dhe situata e kontinentit tonë, i sjell paksa seriozitet këtij takimi duke pasur parasysh se sa e lartë është steka”, theksoi Macron.
Presidenti francez u shpreh se “në fakt në raport me këtë seancë më lë mbresë diçka e pashembullt, që në fakt ka një sfidë të të gjitha formave të sigurisë të Europës dhe të mbledhurit përtej Bashkimit europian. Mbledhja me të gjithë krerët e shteteve dhe të qeverive që përfaqësojmë këto vende, kjo na jep shansin e një kontinenti më të gjerë, na jep shansin që të përballemi me sfida e ta bëjmë këtë së bashku në unitet, duke pasur parasysh rrezikun e ndasisë që na kërcënon”.
Macron tha se “natyrisht përparësia politike është gjeostrategjike, ka rreziqe natyrisht të ndasive të luftës në Europë ndonjëherë ka edhe kërcënime të unitetit. Pikë së pari është lufta e agresionit rus në Ukrainë, Zelensky e di sa shumë jemi në krah të tij, solidarë, kemi krijuar koalicione të të vullnetshmëve dhe është shumë e rëndësishme të mbështetet Ukraina dhe pikë së pari armëpushimi”.
“Orët e fundit Rusia nuk e do këtë armëpushim, por tryesnia e europianëve dhe amerikanëve do ta bëjë këtë. Nuk do të ketë armëpushim spontan Rusia sidoqoftë duhet t’i kthehet diskutimeve që u mbajtën në 2022 natyrisht kjo do të thotë që duhet të këmbëngulim në mënyrë që të sigurojmë një paqe të qëndrueshme në Ukrainë”, nënvizoi Macron.
Shpresoj, vijoi Macron, që gjithçka do të përmbyllet edhe do të ketë një traktat paqeje midis Armenisë dhe Azerbajxhanit.
“Dua të them se sa e mbështesim ne këtë gjë dhe kjo do të thotë që të ecim përpara për çështjet që mbeten më tej duhet mbështetur Moldavia ndaj agresionit të përditshëm nga Rusia. Duhet mbrojtur edhe në raport me zgjedhjet e ardhshme se ne e dimë sa ndërhyje ka. Siç e tha Costa kjo ka të bëjë me koordinimin mes nesh për t’i dhënë fund situatës në Gaza. Është i nevojshëm një armëpushim, e vetmja rrugë përpara”, tha Macron.
/k.s/