E Martë, 3 Nëntor 2026

STAMBOLL – Ukraina kërkon të negociojë një takim Zelensky-Putin me Rusinë

STAMBOLL, 16 maj /ATSH-AFP/ – Ukraina dëshiron të negociojë një takim të ardhshëm të drejtpërdrejtë midis presidentit Volodymyr Zelensky dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.

‘’Kjo kërkesë doli gjatë bisedimeve të planifikuara sot midis të dy palëve në Stamboll’’, tha një burim diplomatik ukrainas.

“Një takim i mundshëm midis Presidentit Zelensky dhe Putin do të jetë gjithashtu në axhendën e delegacionit ukrainas”, tha burimi në kushte anonimiteti.

Vladimir Putin, ushtria e të cilit pushtoi Ukrainën në shkurt të vitit 2022 dhe ka pushtuar 20% të territorit të Ukrainës, propozoi negociata të drejtpërdrejta midis dy vendeve në Stamboll.

Por, i sfiduar nga Volodymyr Zelensky që të shkonte “personalisht” në këtë qytet turk për të negociuar me të, kreu i shtetit rus nuk e bëri udhëtimin.

Delegacioni rus udhëhiqet nga një këshilltar i ri presidencial, Vladimir Medinsky, një ish-ministër i Kulturës.

Në këtë kontekst, Volodymyr Zelensky ka dërguar në bisedime ministrin e tij të Mbrojtjes, Rustem Umerov, i cili do të ketë “një mandat për armëpushim”.

Takimi në Stamboll është i pari midis ukrainasve dhe rusëve që nga javët e para të pushtimit rus./ a.jor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›