Magyar bllokon rikthimin e Orban/ Parlamenti hungarez miraton kufizimin: Vetëm 8 vjet kryeministër

Ligjvënësit në Hungari votuan të hënën një ndryshim të rëndësishëm kushtetues që kufizon pushtetin e Kryeministrit duke e lene ate te jete ne pushtet vetem 8 vite ose e thene ndryshe dy mandate, nje mase kjo e cila do te pengoje rikthimin ne pushtet te ish kryeministrit nacionalist Viktor Orban.
Vendimi u mor me 135 vota pro dhe 50 kundër, duke hapur rrugën për ndryshime të mëdha në sistemin politik të vendit.
Amendamenti u miratua me shumicë të madhe në parlament, me 135 vota pro, 50 kundër dhe 6 abstenime. Sipas ligjit hungarez, ndryshime të tilla mund të kalojnë me shumicë të cilësuar prej dy të tretash, pa nevojën e një referendumi.
Reforma ishte një nga premtimet kryesore të fushatës së pro-evropianit konservator Péter Magyar, i cili në zgjedhjet e prillit e largoi Orbánin nga pushteti dhe premtoi reforma të thella institucionale si pjesë e asaj që e quajti “ndryshim regjimi”.
Sipas Magyar, mungesa e kufizimeve në mandate mund të çojë në përqendrim të pushtetit në duart e një figure të vetme politike.
Amendamenti është menduar të zbatohet me efekt prapaveprues, çka do të thotë se ish-kryeministri Viktor Orbán, i cili ka shërbyer për një total prej 20 vjetësh, nuk do të mund të rikthehet në pushtet.
Propozuesi i amendamentit, deputeti Márton Melléthei-Barna, e cilësoi këtë hap si një shtyllë simbolike për rindërtimin demokratik, duke theksuar se rivendosja e sundimit të ligjit kërkon reforma kushtetuese.
Kryeministri aktual, Peter Magyar, i cili gëzon shumicën prej dy të tretash në parlament, e ka cilësuar këtë proces si një “ndryshim regjimi” dhe ka nxituar të çimentojë premtimet e fushatës.
Amendamenti i miratuar përfshin edhe shfuqizimin e Zyrës së Mbrojtjes Sovrane, të cilën Komisioni Evropian e ka cilësuar si shkelje të ligjit të BE-së, si dhe shpërbërjen e fondacioneve të besimit publik, mjete që Orbán i përdori për privatizimin e universiteteve dhe kalimin e tyre në duart e partisë Fidesz.
Megjithatë, disa kritikë kanë sugjeruar se amendamenti nuk mund të zbatohet për kryeministrat që kanë qenë në detyrë para miratimit, duke lënë hapësirë që Orbán të kandidojë sërish.
Vendimi tani i kalon presidentit Tamás Sulyok, i emëruar nga Fidesz, i cili mund ta kthejë për rishqyrtim. Nëse ndodh kjo, parlamenti ka të drejtën ta rrëzojë në një votim të dytë.
/rtsh.al/