E Diel, 1 Nëntor 2026

Makina bie nga ura dhe përfundon në liqenin e Banjës, shpëton për mrekulli drejtuesi

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pranë Gramshit, ku një automjet ka rënë në liqenin e Banjës.

Ndërhyrja e menjëhershme e ekipeve zjarrfikëse të Gramshit ka shpëtuar drejtuesin e mjetit, i cili përfundoi në liqen teksa ra nga ura.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në spital për ndihmë mjekësore.

Nuk dihet ende identiteti i të lënduarit ndërsa pritet edhe njoftimi i policisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›