E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhermi masaker ne plazhNdertohet ne shkembin Ndertimet ne plazhin e Drymades

Te tjera rreth shkrimit FOTO- Ndertimet ne plazhin e Drymades Alarmi Restorant ne Kalane e Lezhes Masaker mjedisore ne plazhin e Drymades ne Dhermi. Vete qytetaret kane deshmuar me foto nje ndertim qe behet ne plazhin e vjeter dhe te rralle te Drymades pikerisht mbi shkembinj dhe vetem 10 metra larg ujit sic deshmohet edhe nga fotot.
Denoncimi vjen nga nje blog himaroit ne internet me emer ximara.blogspot. Ne te shkruhet ja nje nga shembujt e shkaterrimit te natyres ne nje prej pak zonave te mbetura te virgjera ne bregdet. I shoqeruar me foto objekti ne ndertim eshte vetem 10 metra nga deti ka marre nje leje ndertimi nga ish kryebashkiaku i Himares qe ka nen juridiksion dhe Dhermiun Vasil Bollano. Investitori vazhdon blogu ka transformuar shkembin dhe ka shtruar nje platforme betoni. Sic shihet qarte ne fototgrfite qe shoqerojne denoncimin vendi i ndertimit ndodhet ne plazh dhe pjese te shkembit natyral jane zhvendosur per tiu pershtatur vijave kufizuese te ndertimit. Ajo qe eshte me e rendesishme shkruan blogu jane ullinjte e sapombjellur ne plazh qe vendi te konsiderohet si toke bujqesore ku mund dhe te ndertohet.
Plani rregullues i Himares qe po diskutohet tani me publikun e konsideron vendin si te paprekshem duke e quajtur zone tampon prane monumenteve te natyres. Autoritetet lokale akuzohen nga blogu se po mbyllin te dy syte perballe masakrave te ndertimit ne brigjet e jugut. I shkruar ne greqisht blogu thote se riviera shqiptare ku deklarohet zhvillimi i nje turizmi te qendrueshem eshte vetem nje genjeshter. Shqiptaret po qajne Durresin Saranden dhe Vloren ndersa pyet se cfare do iu themi femijve tane per vitin 2011 ku lejuam shkaterrimin te vazhdoje.
Blogu ne fund fton organizatat ambientaliste qytetaret te reagojne sa nuk eshte vone.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›