E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndalohen 6 te dyshuar per vrasjen makabre ne Kallamata

ATHINE- Policia greke ben hapa perpara ne hetimin mbi vrasjen e babait shqiptar dhe femijes se tij 3 vjecar ne Kallamata rreth nje muaj me pare. Zbulohen urdheruesit dhe ekzekutuesit e krimit.

Mesohet se policia greke ka ndaluar 6 persona te dyshuar mbi vrasjen makabre.

Mes tyre eshte nje shqiptar per te cilin dyshohet se eshte autori i vrasjeve dhe 5 shtetas greke te njohur si pjesemarres ne grupe droge dhe shantazhe ne zone.
Vasilis Varelas nje prej kryesoreve te dyshuar qe ka qene i denuar me pare per vrasje dhe trafik droge mendohet se eshte urdheruesi i vrasjes. Nderkohe qe eshte vene ne kerkim edhe vellai i tij.

Emigranti shqiptar u vra me plumb ne koke ndersa djali i tij 3 vjecar u ekzekutua me thike ne Kallamata te Greqise. 35 vjecari dhe djali i tij 3 vjecar u gjeten te ne makinen e tyre e cila kishte rene ne kanal.

Ne zone emigranti njihej me emrin Filip Mezani dhe te gjithe flasin per nje njeri familjar te rregullt dhe shume punetor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›