E Diel, 1 Nëntor 2026

Maksimumi 50 litra në ditë, Sllovenia vendos kufizime për furnizimin me karburant, angazhon ushtrinë

Autoritetet në Slloveni kanë vendosur masa të reja për furnizimin me karburant, duke kufizuar sasinë që qytetarët mund të blejnë çdo ditë. Nga e diela, individët do të lejohen të marrin maksimumi 50 litra në ditë, ndërsa operatorët e transportit do të kenë të drejtë të furnizohen deri në 200 litra.

Vendimi erdhi pas rritjes së çmimeve të naftës në tregjet ndërkombëtare, të ndikuara nga tensionet në Lindjen e Mesme, si dhe pas fluksit të shoferëve nga vendet fqinje, kryesisht Austria dhe Italia, që kërkonin karburant më të lirë në Slloveni.

Megjithëse rezervat kombëtare konsiderohen të mjaftueshme, qeveria paralajmëroi se kërkesa e lartë mund të shkaktojë probleme në shpërndarje. Për këtë arsye, është angazhuar edhe ushtria për të ndihmuar në menaxhimin e situatës dhe garantimin e furnizimit të rregullt.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›