Mal i Zi, Hasani: Mbështetje për qendrën “Libraria Ulqini”

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani gjatë vizitës në Ulqin zhvilloi një takim edhe me kryetarin e komunës së Ulqinit, Genc Nimanbegu, me të cilin diskutuan për çështje të rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushat e kulturës, arsimit dhe turizmit.
Ata vizituan bashkërisht edhe Qendrën e Librit dhe Promovimit të Kulturës Shqiptare – Libraria Ulqini, për të cilën në fillim të këtij viti, qeveria shqiptare ka disbursuar një shumë prej 50 mijë euro.
Hasani garantoi se do të vijojë mbështetja për funksionimin e kësaj qendre.
Gjithashtu Hasani u takua edhe me drejtues të partive politike shqiptare në Malin e Zi, me të cilët shkëmbyen ide dhe diskutuan çështje të rëndësishme që lidhen me situatën politike dhe zhvillimet rajonale.
1 nga 12/r.e//a.f/