RUSI – Peskov: Moska e hapur për më shumë bisedime me SHBA-në, por kushtet mbeten

MOSKË, 7 prill /ATSH-DPA/ – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov përsëriti interesimin e Moskës për negociata të mëtejshme me Uashingtonin, por përsëriti kushtet ruse për një armëpushim në Ukrainë.
”Deri më tani, nuk ka një datë për bisedime të mëtejshme midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, por dera është e hapur”, tha Peskov.
Peskov e bëri të qartë se presidenti rus Vladimir Putin ”mbështet idenë e një armëpushimi në Ukrainë, por se një sërë çështjesh të pazgjidhura do të duhet të adresohen paraprakisht”.
Rusia ka vendosur vazhdimisht parakushte për negociatat e armëpushimit.
Ndër këto, çmilitarizimi i Ukrainës.
Sipas raporteve të medias, presidenti i SHBA-së Donald Trump shprehu zhgënjimin me Putinin në fund të marsit për mos qenë mjaft serioz në lidhje me ndërprerjen e armiqësive pas bisedimeve fillestare.
Në takimin e javës së kaluar të ministrave të jashtëm të NATO-s, sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio tha se ”Trump nuk do të toleronte më taktikat vonuese të presidentit rus”.
Rusia nisi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022, dhe përveç luftës tokësore, sulmet me raketa dhe dron vazhdojnë çdo ditë./ /os/