E Martë, 3 Nëntor 2026

FOKUS – Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosur sipas marrëveshjes së Stambollit

KIEV, 26 qershor /ATSH-DPA/- Ukraina dhe Rusia shkëmbyen sot të tjerë të burgosur lufte, si pjesë e një marrëveshjeje të arritur në Stamboll, në fillim të këtij muaji.

“Sot, luftëtarët e ushtrisë, gardës kombëtare dhe forcave kufitare po kthehen”, postoi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.

“Shumica prej tyre ishin në robëri ruse që nga viti 2022, viti kur filloi pushtimi në shkallë të plotë”, shtoi ai.

Zelensky nuk tha se sa ukrainas po ktheheshin në vend.

Ministria e Mbrojtjes në Moskë konfirmoi shkëmbimin, i cili ishte bërë në kufirin Bjellorusi-Ukrainë.

Të dy palët ranë dakord të shkëmbenin të burgosur nën moshën 25 vjeç, së bashku me të sëmurët rëndë dhe të plagosurit, në Stamboll në fillim të qershorit. Që atëherë kanë ndodhur shtatë shkëmbime.

Presidenti rus Vladimir Putin ndërkohë ka përmendur më shumë se 900 të burgosur të shkëmbyer.

Ukraina ka qenë duke u mbrojtur nga pushtimi rus që nga shkurti i vitit 2022. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›