Maliqi ngre alarmin/ KQZ me dy standarde,kërkon mbledhje urgjente për mandatin e Kreshnik Hajdarit

Lefter Maliqi ka reaguar nga ambientet e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ku deklaroi se ka kërkuar mbledhje urgjente për shqyrtimin e pavlefshmërisë së mandatit të Kreshnik Hajdari, kryetar i Bashkisë Kuçovë.
Sipas Maliqit, Hajdari është lënë në detyrë prej afro tre vitesh në kundërshtim me ligjin e dekriminalizimit, ndërsa thekson se ai nuk duhej të ishte regjistruar si kandidat në zgjedhjet lokale të vitit 2023.
Ai deklaron se koalicioni Bashkë Fitojmë e kishte ankimuar çështjen 40 ditë përpara zgjedhjeve, por sipas tij, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, e ka zvarritur procesin.
Maliqi ngre gjithashtu pyetjen pse për rastin e Agim Kajmaku institucionet reaguan menjëherë, ndërsa për Bashkinë Kuçovë, sipas tij, pati heshtje për vite me radhë.