Mereme Sela apelon vendimin, çështja për kandidimin e Berishës shkon në Apel

Mjekja Mereme Sela ka ankimuar në Gjykatën e Apelit vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, e cila rrëzoi padinë e saj kundër kandidimit të Sali Berishës për kryetar të Partisë Demokratike.
Sela kishte kërkuar pezullimin e menjëhershëm të procesit zgjedhor të parashikuar për datën 23 maj 2026, deri në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, si edhe shpalljen e pavlefshme absolute të kandidimit të Berishës.
Dhoma Civile e Gjykatës së Tiranës vendosi të mos pranojë kërkesëpadinë, ndërsa tashmë çështja pritet të shqyrtohet në Apel pas ankimit të depozituar nga Sela.
Procesi lidhet me zgjedhjet e brendshme në Partinë Demokratike për zgjedhjen e kryetarit të forcës politike.
1png