FOKUS – Lagarde: Dëmtohemi të gjithë me tregtinë globale të ndarë në blloqe

PEKIN, 11 qershor /ATSH-ANSA/ – Nëse tregtia globale do të ndahej në blloqe konkurruese, tregtia do të tkurrej ndjeshëm dhe secila ekonomi e madhe do të ishte më keq, deklaroi presidentja e BQE-së, Christine Lagarde, gjatë një fjalimi në Pekin.
Lagarde iu referuar në mënyrë implicite idesë së administratës Trump, e cila synon të vendosë një bllok tregtar perëndimor kundër atij të udhëhequr nga Kina.
“Për të mbrojtur prosperitetin ne duhet të ndjekim zgjidhje bashkëpunuese, edhe përballë dallimeve gjeopolitike dhe kjo do të thotë që si vendet me suficit ashtu edhe ato me deficit duhet të bëjnë pjesën e tyre”, theksoi Lagarde.
“Politikat tregtare shtrënguese nuk janë një zgjidhje e qëndrueshme për tensionet tregtare të sotme”, shtoi ajo, me një referencë implicite ndaj tarifave të Trump.
“Në masën që proteksionizmi synon të zgjidhë çekuilibrat tregtare, ai nuk e bën këtë duke adresuar shkaqet rrënjësore, por duke gërryer themelet e prosperitetit global”, shtoi ajo./ /os/