Manastirliu: Shkolla “Rilindja” në Gramsh me standarde europiane

TIRANË, 26 maj/ATSH/ Rreth 250 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Rilindja” në Gramsh do të kenë së shpejti ambiente me standarde europiane të zhvillimit të procesit mësimor.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo shkollë, një tjetër investim për arsim cilësor.
Manastirliu tha se “shkolla 9-vjeçare “Rilindja” në Gramsh do të ketë standarde europiane, klasa të reja e mjedise bashkëkohore”.
“Shkolla do të ofrojë kushte dinjitoze për 250 nxënës dhe mësues, falë investimit të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Gramshit”, tha Manastirliu.
Me buxhetin e vitit 2025 do të ndërtohen ose rikonstruktohen rreth 70-80 objekte arsimore të arsimit bazë, me rreth 1000-1200 klasa/laboratorë, ku do të përfitojnë rreth 20 000 -25 000 nxënës dhe 1500-2000 punonjës mësimorë.
1 nga 7/k.s/a.f/r.e/