Maran zbulon listën e Shqipërisë, një risi e madhe dhe disa mungesa të rëndësishme

Trajneri i Kombëtares shqiptare ka vendosur të ruajë boshtin kryesor të skuadrës, duke mos bërë shumë ndryshime në listën e lojtarëve krahasuar me grumbullimin e muajit shtator. Megjithatë, këtë herë nuk mungojnë surprizat dhe mungesat e rëndësishme.
Për shkak të problemeve fizike, jashtë listës kanë mbetur Thomas Strakosha dhe Armando Broja, dy futbollistë me peshë për kuqezinjtë. Ndërkohë, nuk janë përfshirë as emra si Arbnor Mehmeti, Marash Kumbulla dhe Sabah Kerjota, të cilët ishin pjesë e grumbullimit të mëparshëm.
Edhe Nedim Bajrami dhe Jasir Asani vijojnë të mos jenë në planet e trajnerit, duke mbetur sërish jashtë ekipit kombëtar.
Risia kryesore e kësaj liste është Ysni Ismaili. Futbollisti i Dinamos ka fituar besimin e stafit teknik dhe shihet si një alternativë për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Reklamë
Lista e plotë e Kombëtares shqiptare:
PORTIERË: Etrit Berisha, Mario Dajsinani, Alen Sherri.
MBROJTËS: Arlind Ajeti, Naser Aliji, Mario Mitaj, Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Klisman Cake, Stavro Pilo, Ardian Ismajli, Samuele Sina, Ysni Ismaili.
MESFUSHORË: Kristjan Asllani, Juljan Shehu, Qazim Laçi, Ylber Ramadani, Taulant Seferi, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha.
SULMUES: Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Kristian Shpendi, Rei Manaj.