E Premte, 6 Nëntor 2026

E PLOTË/ “Zgjedhjet janë të duhurat, Shqipëria ka bërë progres”, Maran: Bëjmë gjithçka për vendin e parë, ky lojtar vendosi të largohej nga kombëtarja

Këtë të premte trajneri i Kombëtares, Maran doli në konferencë, ku bëri publike zgjedhjet e tij për ndeshjet e nëntorit. Numri një i pankinës kuqezi shpjegoi vendimet e tij, teksa në listë nuk munguan profilet interesante.

Ai ka prekur disa çështje të rëndësishme për Kombëtaren, duke nisur nga mungesat dhe vazhdimësia në përzgjedhje, e deri te nevoja për të përmirësuar efikasitetin në fazën sulmuese. Maran është shfaqur i qartë në qëndrimet e tij, duke theksuar se beson te zgjedhjet që ka bërë dhe se çdo futbollist i grumbulluar është vlerësuar në bazë të paraqitjeve dhe kontributit që mund të japë për skuadrën.

“Gjithmonë që përgatis listën, jam i bindur që është e duhura. Nëse nuk ftoj një lojtar, nuk do të thotë se nuk vlen. Sa i takon përmirësimit të statistikave, jemi në vendin e parë për pritshmëritë për gol. Ne duhet të jemi më konkret, dua të stërvis një skuadër që i përmirëson këtë statistika”.

Sa i takon Ivan Balliut, ai ka një dëmtim dhe ka vështirësi. Është vendimi i tij për t’u tërhequr nga kombëtarja.

Presioni është nga ai pozitiv. Kam patur komunikim me lojtarët dhe kam kuptuar se ata duan të arrijnë objektivin. Ky presion na shërben që të japim më të mirën e mundshme. Në kombëtare më bie të takoj më rrallë këta lojtarë.

Indrit Tucin po e ndjekim. Në listë kam konfirmuar lojtarët që kanë bërë mirë. Është një lojtar i mirë, i cili më pëlqen.

Kemi vendosur që të hënën të hapim portat për tifozët dhe të ndjekin stërvitjen. Kemi dëshirë që të krijohet një sinergji. Të hënën portat do jenë të hapura. Janë ata motori dhe benzina.

Sulmi- Në këtë listë kam dashur të jap vazhdimësi për lojtarët që më kanë pëlqyer.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›