E Diel, 1 Nëntor 2026

Maratona e notit në Pogradec, zhvillohet gara 300 metra stil i lirë si dhe 2 kilometra për profesionistë

Për të pestin vit radhazi Pogradeci organizon Maratonën e Notit “Agron Ruvina” në kujtim të notarit dhe rekordmenit të njohur liqenor.

Pjesë e këtij kompeticioni u bënë më shumë se 100 notarë të moshave dhe qyteteve të ndryshme, të cilët garuan në dy disiplina 300 m stil i lirë dhe në garën 2 km për profesionistët duke sjellë emocione tek gjithë ata qe ndoqën këto gara.

Për ata që e kanë njohur  notarin pogradecar Agron Ruvinën, një organizim i tillë  rikthen emocione të forta, për vetë faktin se Ruvina ishte prej atyre notarëve që i ka dhënë vendit tituj e rekorde të shumtë.

“Ai ishte notar që si një mjelmë notonte në liqen”, thotë trajneri i notit Sotiraq Iftica.

Maratona e notit edhe këtë vit solli ne Pogradec sportistë të moshave të ndryshme përfshirë këtu dhe ish notarë të njohur nga Tirana, Shkodra, Saranda madje edhe nga Greqia dhe Maqedonia.

Në garën stil i lirë për 14-vjeçarët vendin e parë e mori pogradecarja Lizi Gusho, gara 2 km për profesionistë u fitua nga durrsaku Devi Shtaro ndërsa gara e veteranëve u fitua nga pogradecarja Ana Angjellari./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›