E Diel, 1 Nëntor 2026

Masakra thellohet ne Kaukaz

TBILISI - Gjendja ne rajonin e krizes ne Kaukaz, pervecse dihet qe po korr viktima dhe mes te popullsise civile, eshte e paqarte. Osetia Jugore e mbylli diten e djeshme me nje bilanc tragjik i cili gjithsesi eshte ende jo i plote. Ofensiva gjeorgjiane ka kerkuar jeten e 1400 veteve. Kete e pohoi dhe Kokojty, presidenti i Republikes se panjohur te Osetise Jugore. Ndersa shtoi se qindra vete jane PLAGOSUR. Ne kete menyre, cdo gje po behet e qarte: Gjeorgjia dhe Rusia jane duke shkuar drejt luftes per Osetine Jugore. Kete e perforcon dhe lajmi se Gjeorgjia do te terheqe nga Iraku, nje mije ushtaret qe bejne pjese ne trupen e elites.

TMERR

Pamjet qe kane xhiruar ata pak kameramane qe kane qene ne Cinvali jane te frikshme dhe te ngjallin tmerr. Ato tregojne per shkaterrimet, shtepi te bombarduara, tanke, operacione emergjence neper bodrume. Ata qe kane mundur te largohen jane plot deshperim: "Ata kane bombarduar spitalin. Ne nuk kemi asnje kontakt me boten e jashtme. Nuk kemi asgje. Presim ore te tera ne bodrume dhe nuk dime cfare te bejme."

Kush e ka kontrollin mbi qytet nuk dihet. Ushtaraket gjeorgjiane dhe ata ruse pretendojne ta kene ata. Gjate nates jane degjuar here pas here te shtena dhe shperthime.

Marshimi i ushtrise se 58 -te ruse te premten pasdite, bllokoi gjeorgjianet qe kishin filluar nje ofensive te madhe nje nate me pare. Presidenti rus, Dmitri Medvedev kishte deklaruar me pare ne nje fjalim ne televizion se do te merren masat e duhura. Kushtetuta ruse kerkon mbrojtjen e qytetareve te saj. Shumica e oseto-jugoreve kane pasaporte ruse: "Une jam i detyruar te mbroj jeten dhe dinjitetin e qytetareve ruse -kudo ku ata gjenden. ne nuk mund te lejojme qe vrasjet e bashkeqytetareve tane te mbeten pa u ndeshkuar. Fajtoret do marrin denimin e merituar."

Sipas te dhenave ruse, bombardues ruse sulmuan dje pasdite, nje baze ushtarake ne Tiflis dhe bombarduan qytetin Gori, i cili nuk ndodhet larg nga kufiri gjeorgo-osetojugor.

Presidenti gjeorgjian Saakashvili i beri thirrje SHBA-ve per mbeshtetje. Lufta ketu behet edhe per vlerat amerikane. Rusia ben lufte kunder Gjeorgjise. Qeveria gjeorgjiane eshte vene nderkohe ne levizje. Ajo ka urdheruar terheqjen nga Iraku te 1 000 ushtareve te elites.

"AGRESOR"

Ministri i jashtem rus, e quan Gjeorgjine agresor: "Ata bombarduan me qellim nje karvan ndihmash ruse. Ne kemi degjuar se ne disa fshatra ka pasur spastrime etnike. Njerezit i ka zene paniku, numri i refugjateve qe perpiqen te dergojne ne siguri femijet e tyre eshte ne rritje. Kjo eshte nje katastrofe humanitare".

Keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara eshte takuar serish ne nje takim urgjence. Kesaj here ai eshte thirrur prej Gjeorgjise, e cila e vlereson marshimin e trupave ruse, qe nuk jane pjese e trupes paqesore, si kercenim te sovranitetit te vendit. Komentatoret ruse e vleresojne kete hap si manover te Gjeorgjise, e cila do te bente gjithcka per ta futur ne dare Rusine. Prandaj Gjeorgjia harron ofensiven e madhe qe filloi ne kohen kur filluan Lojerat Olimpike. Kaukazin e kercenon shperthimi i luftes.

"Kosova", shenjat ishin dhene me kohe

Shenjat se do te ndodhte dicka e tille jane dhene qe ne javet dhe muajt e kaluar. Tani konflikti i ngrire territorial dhe separatist per Osetine Jugore eshte bere i nxehte dhe ate me zjarre artilerie, sulme me bomba, mobilizime te pergjithshme. Perleshjet e hapura ushtarake jane prova e pare per presidentin e ri rus Medvjedev dhe per ate se si do te mbroj ai interesat e Moskes ne hapesirat pas-sovjetike. Paraardhesi i tij Vladimir Putin nuk ka pranuar asnjehere sovranitetin e nje shteti si Gjeorgjia, pervec rasteve kur ato kane luajtur lojen ashtu sic i ka rene daulles Putini. Nje gje qe nuk deshiron ta beje presidenti gjeorgjian Sakashivili. Mbetet te shpresohet qe Medvjedevi te tregoj pergjegjesine e domosdoshme dhe te kursehet nga krahasimet e gabuara me rastin e Kosoves.

Me sy te shpejte, ceshtje rajonale

Konflikti ne mes te Osetise Jugore dhe Gjeorgjise se ciles edhe i takon ky rajon sipas te drejtes nderkombetare, ne shikim te pare duket te jete nje ceshtje rajonale. Eshte nje konflikt ne mes te Gjeorgjise dhe Rusise. Se a behet fjale ketu per konflikt te armatosur apo per nje lufte po e leme menjane por kush i percakton kufijte ne Lindjen e Mesme, ne Darfur apo tani ne Kaukaz. Per dallim e qarte eshte se ngjarjet e diteve te kaluara kane potencialin per t'u rritur. Dhe gati po aq keq eshte se ende nuk po duket asnje ndermjetesues ne konflikt.

Olimpiket dhe shkelja e "beses"

Per baballaret e betejave olimpike ne Greqine antike kjo do te ishte nje shkelje e paperfytyrueshme e ligjeve te nderit: pikerisht ne kohen e hapjes se lojerave olimpike ne nje vend fillon lufta. Atehere paqja gjate lojerave olimpike ishte e shenjte. Por kesaj radhe urdhri per lufte erdhi drejt e nga vendi ku po mbahej ceremonia: kryeministri rus Putin dergoi nga Pekini ushtaret e tij ne beteje kunder Gjeorgjise. Pak me vone reagoi edhe presidenti Medvedev dhe kercenoi Gjeorgjine me ndeshkim. Ketu eshte e qarte se kush pyetet ne Rusi: per Putinin nuk eshte shume me rendesi se kush eshte presidenti i vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›