E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta bashkeshortja e Bodes

Familja Bode humbi dje njeriun me te dashur te saj. Eshte ndare dje nga jeta pas nje semundje te rende Eglantina Bode, bashkeshortja e ministrit te Financave, Ridvan Bode. Eglantina kurohej per nje kohe te gjate nga nje semundje te pasherueshme dhe duke mos i mbijetuar dot asaj humbi jeten ne moshen 48-vjecare. Per rreth dy vite me radhe ajo i'u nenshtruar kurimit dhe terapive brenda dhe jashte vendit, por pa sukses. Ceremonia e percjelljes per ne banesen e fundit u be dje ne pranine e familjareve, miqve dhe te afermeve te familjes Bode ne oren 16:00. Bashkeshortja e ministrit te Financave, Englantina Bode, punonte kohet e fundit ne Agjencine e Sigurimit te Depozitave, ne profesionin e saj si financiere. Ata qe e njohin Englantinen e vleresojne per nje grua te perkushtuar ne krah te bashkeshortit dhe femijeve te saj. Gjithashtu ajo ishte nje ekonomiste ne karriere, e njohur qe ne bankat e shkolles me te shoqin, ministrin aktual te Financave, Ridvan Bode.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›