E Martë, 3 Nëntor 2026

Mashtrim me fatura fiktive, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq katër persona

TIRANË, 19 prill /ATSH/ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq katër persona lidhur me një skemë mashtrimi që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej afro 45,6 milionë lekësh.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr. 1695 të vitit 2024, rezultoi se shtetasit S.M., Z.R., E.S. dhe P.K. kanë krijuar tre subjekte tregtare për të kryer veprime fiktive importi në favor të tregtarëve të ndryshëm, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe furnizimin me mallra pa faturë tatimore.

Hetimet zbuluan se kompania ishte regjistruar në emër të tre shtetasve, por veprimet reale i kryente shtetasi me iniciale S. M. i cili përfitonte drejtpërdrejt.

Kompanitë e krijuara, të njohura si “NIPT-e shëtitës, kanë kryer një qarkullim në vlerën 303.781.520 lekë, duke rritur shpenzimet për të ulur normën e tatimfitimit në vlerën 45.567.228 lekë, vlerë e cila konsiderohet si dëm ndaj shtetit.

Për 4 të përfshirët rëndon akuza për veprat penale “Fshehje të ardhurash në bashkëpunim”, “Moskallëzim i krimit” dhe “Mashtrim”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›