E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtrimet në këmbimin valutor, goditet skema në Elbasan, 3 “Exchange” nën hetim

Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The Script 2”.

Gjatë këtij operacioni, janë ushtruar kontrolle në disa subjekte për këmbimin e valutave në qytetin e Elbasanit. Nga hetimet rezultoi se tre administratorë të këtyre subjekteve nuk deklaronin të ardhurat që përfitonin nga veprimtaria e tyre ekonomike.

Në përfundim të operacionit, u sekuestruan si provë materiale rreth 6 152 430 lekë në valuta të ndryshme, përfshirë lekë shqiptare, euro, dollarë amerikanë, franga zvicerane dhe paund britanikë.

Të proceduarit penalisht janë shtetasit:

R. K., 62 vjeç, B. L., 63 vjeç, A. N., 58 vjeç

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia e Elbasanit thekson se do të vijojë goditjen e veprimtarive të paligjshme ekonomike në territorin e saj, me qëllim forcimin e rendit dhe ligjshmërisë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›