E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtrimi me “call center”, dy në pranga për vjedhjen e të huajve me bursat fiktive

Një tjetër “call center” që mashtronte qytetarët europianë është zbuluar në Tiranë.

Policia vuri në pranga dy administratorët e biznesit të paligjshëm, Olsi Vasku dhe Admir Behari.

Nga hetimet rezultoi se ata mashtronin persona të huaj për të investuar në bursa fiktive me qëllim përfitimin e paligjshëm të të ardhurave.

Gjatë kontrollit, janë sekuestruar 5 laptopë dhe 2 aparate celularë, që përdoreshin për këtë veprimtari kriminale.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›