Mashtronin qytetarët duke u marrë ryshfet për të hyrë në BE, jepen masat për 8 punonjësit e Rinasit

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 8 punonjësit e Rinasit dhe për ish kreun e Transportit Ndërqytetës Eneo Sulejamanaj, i cili ndodhet në qeli pasi u kp më herët për 1 kg kokainë.
Gjykata ka vendosur të lërë në burg kontrollorin e Rinasit Briken Tereziun dhe i ka komunikuar masën “arrest me burg” në qeli edhe Eneo Sulejmanajt.
Në “arrest shtëpie” janë lënë kontrollorët e Rinasit Sokol Xhika, Aris Drini dhe Ermal Mesi dhe në “detyrim paraqitje” Enkis Aliaj, Argil Hasa, Ylli Prenci dhe Rei Shenjtolli.
Sipas prokurorisë 9 personat në bashkëpunim me njëri tjetrin u merrnin 100 deri në 1000 euro qytetarëve që ishin depërtuar ose kishin ekspulse për të hyrë sërish nw vendet e BE. Përmes kësaj skeme mashtrimi ata kanë mundur të kalojnë 205 persona dej BE nga aeroporti i Rinasit.
Ish-kreu i Transportit Ndërqytetës, Eneo Sulejamanaj ka në pronësi një Agjenci Udhëtimi, “Bus Albania” me objekt veprimtarie, ndër të tjera edhe “agjenci për shitje biletash” dhe pas zbërthimit të telefonit të tij u zbulua se ai bashkëpunonte me disa kontrollorë dhe inspektor në Rinas për këtë skemë mashtrimi.
Eneo Sulejamanaj kontaktonte Briken Tereziu me detyrë kontrollor në Rinas, të cilit i dërgon të dhënat e personave që kishin blerë biletën në agjencinë e tij për verifikim paraprak të rekordeve në sistemin TIMS, për të verifikuar nëse plotësojnë kushtet për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së apo problematikave që ata kanë. Kjo bëhej me qëllim përfitimin e vlerave monetare, krahas vlerës së biletës së avionit.
Personat që udhëtonin verifikoheshin nga Briken Tereziu dhe personave të tjerë që punonin në Rinas të përfshirë në këtë skemë dhe më pas jepeshin udhëzimet mbi kabinën ku duhet të paraqiten për përpunimin e të dhënave dhe vlerat monetare në këmbim të lejimit për të udhëtuar dhe formën e dorëzimit të tyre.
Në këtë skemë mashtrimi nuk kanë rënë pre vetëm udhëtarët me probleme që ishin depërtuar nga vendet e BE, por edhe persona që nuk kishin probleme me ligjin.
/rtsh.al/