Matura Shtetërore, publikohen rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Mbi 26 mijë maturantët të cilët iu nënshtruan provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë një javë më parë, do të mund të njihen sot me rezultatet e testit.
Qendra e Shërbimeve Arsimore ka bërë publike rezultatet e provimit, përmes listave përkatëse në format digjital. Të interesuarit mund të konsultojnë vlerësimet e tyre duke vizituar linkun zyrtar.
Ky njoftim shënon një hap të rëndësishëm në kalendarin e Maturës Shtetërore, duke u mundësuar maturantëve vijimin e procedurave të mëtejshme akademike bazuar në performancën e tyre në provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.
Rezultatet e provimit të Gjuhës Shqipe dhe LetërsisëDownload/rtsh.al/