Matura Shtetërore, shpallen rezultatet e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Qendra e Shërbimeve Arsimore shpalli sot rezultatet e provimit të gjuhës shqipe dhe letërsisë për Maturën Shtetërore 2026.
Njoftimin e rëndësishëm për maturantët e bëri sot ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, e cila ndau edhe linkun përkatës, ku çdo maturant mund të gjejë rezultatet e provimit.
Mbi 26 mijë maturantë kanë dhënë deri tani provimin e gjuhës së huaj më 2 qershor, atë të gjuhës dhe letërsisë më 9 qershor, të matematikës më 16 qershor dhe pritet të zhvillojnë atë me zgjedhje më 23 qershor.
Në të gjithë vendin janë 144 qendra provimi në shkolla. Mbarëvajtja e procesit do të mbështetet nga 2087 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve të Maturës Shtetërore.
Rezultatet gjenden në linkun:
/k.s/a.f/r.e/