E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura, kalueshmëri shumë e lartë në Shkodër, 13 maturantë me nota maksimale

Rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore në Shkodër janë publikuar, duke konfirmuar një nivel të lartë kalueshmërie. Sipas Drejtoreshës së Zyrës Vendore të Arsimit, Brisela Kadija, 98% e maturantëve kanë arritur të kalojnë me sukses provimet.

“Jemi në ato pritshmëri që kemi patur. Nuk kemi luhatje të notës mesatare të dalë gjatë vitit të maturës shtetërore me notën përfundimtare të provimit në lëndët përkatëse të maturës shtetërore. Përgjithësisht kemi një kalueshmëri 98% në të gjitha institucionet arsimore që janë nënshtruar provimit të maturës shtetërore”, tha Kadija.

13 maturantë kanë arritur notën 10 absolute në provime, duke u kualifikuar për medalje të artë. Megjithatë, ky numër pritet të ndryshojë, pasi procesi i ankimimeve vijon dhe mund të sjellë rritje të numrit të rezultateve maksimale.

“Kemi 13 maturantë që janë pretendentë për medalje të artë. Ajo që mund të themi për këtë vit është fakti që është shtrirë harta e shkollave që kanë maturantë me 10:00, pra që kanë maturantë pretendentë për dalje të artë”, u shpreh Kadija.

Rezultatet e këtij viti në Shkodër janë në të njëjtën linjë me ato të një viti më parë, duke ruajtur një mesatare të qëndrueshme të performancës së maturantëve. Megjithatë, pritshmëritë mbeten që pas përfundimit të procesit të ankimimeve, bilanci përfundimtar të reflektojë një përmirësim të mëtejshëm, si në nivel kalueshmërie ashtu edhe në numrin e rezultateve maksimale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›