E Diel, 1 Nëntor 2026

U kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike, arrestohet 59-vjeçari në Roskovec

Një 59-vjeçar është arrestuar nga policia në Roskovec pasi u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte.

Në kuadër të operacionit “Koordinata” u arrestua shtetasi F. R., 59 vjeç, banues në fshatin Vlosh.

Policia njofton se ai u kap në flagrancë, duke u kujdesur për 22 bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa që kishte kultivuar në afërsi të përroit të fshatit ku banonte.

Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata”, vijojnë./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›