E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentoi turistin gjerman në Gjipe, arrestohet drejtuesi i gomones

Një turist gjerman u dëmtua nga helikat e një skafi në plazhin e Gjipesë ditën e djeshme. Një ditë më pas, policia ka arrestuar drejtuesin e gomones, 27-vjeçarin Krenar Velaj.

Sipas policisë, Velaj po lundronte  jashtë zonës së sigurisë dhe në një distancë të konsiderueshme nga tapat që kufizojnë zonën e notimit.

Ndërsa turisti gjerman po bënte zhytje në afërsi të skafit.

Turisti u dërgua me helikopter në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›